Ministria e Shëndetësisë në Gaza deklaroi se “pauza humanitare”, e cila u zbatua për 7 ditë në kuadër të marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit dhe përfundoi mëngjesin e sotëm, nuk i solli dobi sistemit shëndetësor.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, Ashraf al-Kudra, ka dhënë një deklaratë me shkrim lidhur me këtë çështje.

“Izraeli pushtues po kryen masakra të reja në Rripin e Gazës menjëherë pas përfundimit të pauzës humanitare. Këto masakra lënë pas shumë dëshmorë dhe të plagosur”, tha Kudra.

Duke theksuar se “pauza humanitare” nuk i solli dobi sistemit shëndetësor, Kudra tha se fluksi i furnizimeve mjekësore dhe karburantit duhet të sigurohet për të gjitha spitalet në Rripin e Gazës.

Mëngjesin e sotëm përfundoi “pauza humanitare”, e cila hyri në fuqi në orën 08:00 të së premtes, më 24 nëntor, në kuadër të pajtimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Pas përfundimit të “pauzës humanitare”, ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj në Rripin e Gazës.

Burimi; AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re