Ministria e Shëndetësisë  beri te ditur se gjate 24 oreve te fundit ne vendin tone janë kryer 800 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 36 qytetarë, në këto bashki:

16 në Tiranë, 4 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Lushnje, Sarandë, Gjirokastër, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Durrës, Krujë, Vorë, Dibër, Elbasan, Himarë.

Janë 587 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar.

 

Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetar nga Berati 82 vjeçe.

Nderkohe, janë shëruar 51 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,070 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (22 Mars 2022)

Raste të reja ditore 36Të shëruar në 24 orë 51Të shtruar në spitale 23Humbje jete në 24 orë 1Testime ditore 800

Testime totale 1,769,354Raste pozitive 273,146Raste të shëruara 269,070Raste Aktive 587Humbje jete 3,489

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 263Fier 85Vlorë 84Elbasan 27Gjirokastër 27Kukës 21Shkodër 17Berat 16Durrës 16Korçë 15Lezhë 9Dibër 7

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re