Mjeku Arjan Pushi u njoftua nga miqtë e tij se ka hùmbur jetën si pasojë e Covid-19 ndërkohë që për gjendjen e tij shëndetësore është raportuar edhe më herët ku burime bëjnë me dije se ndodhej i intùbuar në Spítalin Infèktiv në Tiranë.

Në një reagim të zyrës së shtypit të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet për mediat se lajmi për ndarjen nga jeta të Pushit nuk është i vërtetë ndërsa bëhet thirrje që për lajme të tilla të ketë referime pranë burimeve zyrtare.

Ndërkohë, nuk ka një sqarim se si paraqitet gjendja e 58-vjeçarit nga ana tjetër. Arjan Pushi, mjek i njohur që shërbente pranë Qendrës Spitaliore Universitare “Nënë Tereza” u njoftua nga miqtë e tij se kishte ndërruar jetë.

Faxëeb.al ju referua edhe statusit të Bernard Prognit i cili bëri të ditur lajmin duke vlerësur figurën dhe profesionalizmin e Pushit si dhe shprehur madje ngushëllimet familjes. Mjeku i hematologjisë është shtruar në gjendje të rëndë në Spitalin Infektiv, i prekur nga Covid 19. Burime bëjnë me dije për Faxëeb.al se mjeku është Arjan Pushi, 58-vjeç dhe ndodhej  i intubuar.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se Pushi nuk ka pasur asnjë sëmundje shoqëruese, dhe u prek nga Covid 19 në detyrë, teksa në repartin e homatologjisë u shënuar dhjetra raste me koronavirus, edhe në radhët e pacientëve të shtruar.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re