Mbyllet greva e urisë së invalidëve në Elbasan! Zv.ministrja e Shëndëtësisë takoi grevistët dhe u premtoi se do t’iu japë brenda këtyre ditëve të fundit të vitit të gjitha paratë e refuzuara.

 

Ajo tha se u janë krijuar edhe lehtësira të tjera! Ministria ka vendosur krijimin e grupeve të posaçme të kontrollit mjekësor që do të shkojë tu bëjë kontrollet  e nevojshme nëpër banesat e gjithësecilit prej invalidëve të prekur nga ndryshimet e fundit, ndryshime që janë justifikuar me ekzistencën e një VKM-je që nuk u bë transparente asnjëherë!

 

Grevistët kanë vendosur të dalin nga ambienti i grevës pas premtimeve të marra nga Ministria e Shëndetësisë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re