Ministria e Shëndetësisë në Tiranë i ka bërë thirrje popullatës të vendosë maska në ambiente të populluara. Sot Shqipëria numëron 548 të infektuar të konfirmuar ndërkohë që testimet vazhdojnë.
“Parandaloni përhapjen e COVID-19. Virusi që shkakton COVID-19 përhapet nga një person tek tjetri para se të shfaqen simptomat e sëmundjes.
Kështu, që për të zvogëluar përhapjen e virusit vendosni maska në ambiente të populluara, mbani të paktën një metër distancë dhe lani shpesh duart. Sigurohuni që të mbuloni mirë me maskë fytyrën nga sipër hundës deri poshtë mjekrës.”
Ministria rrëzoi kështu udhëzimet e deri një muaji më parë sipas të cilave maska duhet të pardonin vetëm të sëmurët, që të mos infektonin të tjerët.