Ministria e Transportit njofton se janë duke u bërë negociata për të zëvendësuar kontrollorët e trafikut ajror që kanë braktisur vendin e punës. Negociatat po bëhen me vende të Bashkimit Evropian dhe ato të Ballkanit. Komiteti i Emergjencave Civile ka dhënë miratimin për zëvendësimin e kontrollorëve. Aprovimi nga Komiteti i Emergjencave Civile shkurton procedurat e zëvendësimit të tyre

Ndërkohë, për shkak të mungesës së një pjese të madhe të kontrollorëve të trafikut ajror, fluturimet e parashikuara për në Rinas gjatë ditës së sotme janë pezulluar deri në orën 14:00. Aeroporti “Nënë Tereza” nuk ka njoftime për pezullim të fluturimeve pas orës 14:00.

Pasi kontrollorët shpallën paaftësinë e përkohshme me argumentin se janë të stresuar, fluturimet në aeroportin “Nënë Tereza” u pezulluan, më tej edhe fluturimi në hapësirën ajrore shqiptare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re