Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë një njoftim lidhur me kufizimet e hyrjes në rrugë tokësore të udhëtarëve drejt Greqisë.

Në njoftim sqarohet se kalimi vijon të jetë i hapur në Kakavijë, por dhe në këtë pikë do të ketë kushtëzime. Orari i lëvizjes në Kakvijë do të jetë nga ora 7:00 deri në 23:00 dhe se do të lejohen të kalojnë vetëm 750 persona.  Ndërkohë, vetekarantinim 1 javor do të jetë i detyrueshëm. Në rast shkeljeje, ata do të gjobiten me 5 mijë euro.

 “Nisur nga njoftimi zyrtar i Autoriteteve të Policisë Greke në PKK Kapshticë, që prej datës 20.11.2020 ora 06:00 deri në datë 04.12.2020 ora 23:59, Pika e Kalimit Kapshtice do të jetë TOTALISHT e MBYLLUR për këmbësorët, automjetet, autobusët dhe kamionët si në hyrje ashtu dhe në dalje të Greqisë! 1. Ndalohet kalimi në PK Kapshticë. Kushdo që do hyjë nga kjo pikë në territorin grek deri në (20.11) në orën 6:00 duhet të vetëkarantinohet 1 javë. 2. Lejohet kalimi i njerëzve, automjeteve, kamionëve në Kakavijë. Vetekarantinim i detyrueshëm 1 javë pavarësisht shtetësisë. Penalitete: 5000€ në rast shkelje. 3. Orari i lëvizjes në Kakavijë 7:00- 23:00. Limiti 750 persona. 4. Kush hyn në Greqi për nevoja absolute pune dhe del nga territori i saj, nuk ka mundësi më të hyjë deri në përfundim të afatit të vendimit. 4. Afati i vendimit 20.11- 4.12.2020.”

loading...