Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e rasteve të reja me Covid dhe personave që kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Sipas Ministrisë, pesë persona nuk kanë mundur t’i mbijetojnë sëmundjes, ndërkohë 508 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Janë kryer 3074 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 508 qytetarë, në këto bashki: 240 qytetarë në Tiranë, 33 në Fier, 25 në Elbasan, 21 në Kamëz, 16 në Durrës, 13 në Vlorë, Berat, 11 në Vorë, Gjirokastër, Korçë, 10 qytetarë në Shkodër, 9 në Malësi e Madhe, Lushnje, 8 në Sarandë, 6 në Kukës, Pogradec, Kuçovë, 5 në Lezhë, 4 në Has, Kurbin, Rroskovec, Mallakastër, 3 në Shijak, Memaliaj, Gramsh, Librazhd, 2 në Pukë, Tropojë, Krujë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Devoll, Kolonjë, Dimal, Skrapar, 1 në Mirditë, Dibër, Divjakë, Himarë, Delvinë, Përmet, Belsh.

Janë 6,682 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 161 pacientë, nga të cilët 20 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 5 qytetarë: 4 qytetarë nga Tirana 60- 78 vjeç dhe 1 qytetar nga Delvina 75 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.Janë shëruar 693 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 166,702 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (13 Tetor 2021)Raste të reja ditore 508Të shëruar në 24 orë 693Të shtruar në spitale 161Humbje jete në 24 orë 5Testime ditore 3074

Testime totale 1,246,320Raste pozitive 176,172Raste të shëruara 166,702Raste Aktive 6,682Humbje jete 2,788

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3043Durrës 810Fier 644Shkodër 528Vlorë 287Elbasan 291Lezhë 237Berat 222Gjirokastër 203Kukës 154Korçë 146Dibër 117

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re