Emiljano Shullazi nuk është i kënaqur me vendimin e Ministrisë së Drejtësisë, e cila kërkon zgjatjen me një vit të qëndrimit të tij në izolimin ’41 BIS’.

Për këtë arsye, Shullazi ka depozituar në Gjykatën e Posaçme një kërkesë për shfuqizimin e këtij vendimi.

Të njëjtën kërkesë me të dënuarin me 14 vite burg për ‘gjobëvënie’ e ‘grup kriminal’ e ka depozituar edhe i bashkëpandehuri i tij, i mbetur po ashtu në 41 BIS, Endrit Qyqja.

Shullazi dhe Qyqja qëndrojnë prej gushtit të vitit 2020 në këtë regjim, që ka për qëllim ndërprerjen e kontakteve kriminale jashtë burgut, ndërsa tre të bashkëpandehurit e tyre kanë kaluar në regjim të zakonshëm.

Ndërkohë, këtë të mërkurë, në Apelin e Posaçëm u regjistrua seanca e radhës e dështuar e procesit ndaj Shullazit dhe grupit te tij. Procesi ka ‘ngecur’ në Apel prej dy vitesh, për shkak të mungesave të avokatëve, si edhe kërkesave të vijueshme të përjashtimit të gjyqtarëve, me pretendimin e konfliktit të interesit.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re