Gjate dites se djeshme dhe mengjesit te sotem bashkia Kukes beri te mundur largimin e dhjetera meter kub inertesh e guresh ne rrugen e Shishtavecit.Shakrjet masive ndodhen ne segmenit nga Ura e Zapodit deri tek Ura e Topojanit, i cili eshte dhe segmenti me problematik dhe i njohur per fenomene te tilla.

Bashkia Kukes i eshte drejtuar perseri me shkrese ARRSH-se dhe Ministrise se Infrastruktures per te ripare kerkesat e vazhdueshme te bashkise dhe te marre ne konsiderate kalimin e kesaj rruge ne inventar te ARRSH-se, rruge e cila kerkon marrjen e masave shtese me projekte konkrete per stabilizimin e skarpatave me rrjeta mbrojtese e murembajtesa ne segmentet problematike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re