PD edhe këtë të shtunë ka rezervuar një orë për të denoncuar ministrin e Rendit, Fatmir Xhafaj, si fallsifikues juridik me qëllim shpëtimin nga ekstradimi në Itali të të vëllait.

Ishte dyshja Alibeaj – Bardhi e cila prej ditësh po e denoncon një rast që sipas tij është akt i rëndë me ligjin dhe Kushtetutën.

“Fatmir Xhafaj hesht. Ai nuk përgjigjet për falsifikimin dhe trafikimin e këtij neni. Ai nuk përgjigjet për miratimin e një ligji që është në kundërshtim me Konventën Europiane të Ekstradimeve.

Fatmir Xhafaj ka detyrimin ligjor t’i shpjegojë shqiptarëve se përse nuk vepron ligji ndaj vëllait të tij? Përse Agron Xhafaj ka imunitet mbi ligjin? Pse nuk ekzekutohet vendimi i dënimit të tij, me 7 vjet e 2 muaj burgim?

Pse nuk vepron Policia e Shtetit? Pse është degdisur Operacioni “Forca e Ligjit” në operacionin “Forca e Agronit”? Si i falsifikoi Xhafaj dokumentet zyrtare për të siguruar që i vëllai t’i shpëtojë drejtësisë?”, tha Alibeaj. Ndërkohë, ka lajme se Prokuroria ka nisur një verifikim për rastin e vëllait të minisitrit se si qëndron e vërteta.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re