Skip to content

Ministrja Belinda Balluku në Novoselë, zona e prekur nga vërshimi i ujërave

Capture 47 380x200 1

VLORË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe njëherësh zv.kryeministrja Belinda Balluku, ka mbërritur në Novoselë, zonë kjo, e cila është prekur nga përmbytjet pas daljes së lumit Vjosa nga shtrati.

Numri dy i qeverisë po inspekton nga afër zonën, e cila është në alert të plotë.

Më herët në Novoselë u urdhërua evakuimi i menjëhershëm i banorëve, ndërsa autoritetet kanë kërkuar nga qytetarët të jenë bashkëpunues me ekipet në terren.