“Britanikët duhet të mësojnë nga popujt e Mesdheut, sesi ata i përfshijnë gjyshërit në jetët e tyre”, ka deklaruar ministrja e re britanike, përgjegjëse  për trajtimin e vetmisë.

“Gjyshërit duhet të merren me vete në pushimet familjare”, tha zonja Mims Davies, duke theksuar se populli britanik duhet të mësonte sesi popujt e Mesdheut i përfshinin gjyshërit në jetën e tyre.

Ministrja vërejti  në “Sunday Telegraph” se komuniteti ka një detyrim moral për ta ndaluar braktisjen e të moshuarve në vetmi.

Një raport i vitit 2017 doli në konkluzionin se vetmia ishte e dëmshme për shëndetin aq sa pirja e 15 cigareve në ditë.s.n.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re