Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë, Anila Denaj ka hedhur poshtë zërat se do të rritet taksa për karburantin, siç  ka pretenduar PD ditët e fundit.

Në një reagim të shkurtër, Denaj shkruan se kjo është thjeshtë një fantazi e PD-së, teksa theksoi se jo vetëm taksa për naftën, por asnjë taksë tjetër nuk do të pësojë rritje.

“Kur e humbet debatin, i humburi kapet pas sajesave! 

Kjo m’u kujtua duke dëgjuar Lulzim Bashën që flet për rritje të taksës së karburantit. 

Një tjetër produkt i një fantazie gjithnjë e më shumë për të ardhur keq! S’ka rritje taksash, s’ka taksa të reja”, shkruan Denaj. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re