Diten e sotme Ministria e Arsimit ka bere nje njoftim per nxenesit dhe mesuesit persa i perket mesimdhenies.

Duke qene se dita e Hënë (datë 20 Prill) është pushim si rrjedhojë e Pashkëve Ortodokse, Ministria e Arsimit ka treguar se transmetimi i video-ligjeratave nga mësuesit për nxënësit do të behen edhe të Shtunën, me datë 25 Prill gjithnje sipas te njejtit orar.

Njoftimi i plote i Ministrise:

Meqë se dita e hënë (20 prill 2020) është ditë pushimi për shkak të festës së Pashkëve Ortodokse, dhe për faktin se nxënësit dhe mësimdhënësit nuk e kanë të domosdoshme përcjelljen e video-ligjëratave në ditët e festave zyrtare, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se video-ligjëratat për mësimin në distancë që transmetohen në RTK gjatë ditës së hënë (20 prill 2020), do të ri-transmetohen edhe ditën e shtunë (më 25 prill 2020) sipas orarit të njëjtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re