Ministrja e Arsimit, Evis Kushi përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se në mandatin e ardhshëm të Partisë Socialishte, vëmendja do të jetë në forcimin e kurrikulave dhe cilësisë së mësimdhënies në anglisht.

Kushi thotë se gjuha angleze do të fillojë të mësohet nga nxënësit që nga klasa e parë.

Në një publikim të sajin në rrjete sociale, ministrja e Arsimit, Evis Kushi nënvizon se në mandatin e ardhshëm të Partisë Socialiste, gjuha angleze do të nisë të mësohet që nga klasa e parë.

“Gjatë këtij mandati vëmendja jonë ka qenë në forcimin e kurrikulave, kapaciteteve dhe cilësisë së mësimdhënies në anglisht, duke arritur në kushtet kur gjatë mandatit të ardhshëm do të bëhet i mundur fillimi i mësimit të anglishtes që nga klasa e parë”,  shkruan ajo në postimin e saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re