Ministrja Besa Shahini në një konferencë për shtyp sot, bëri me dije se në tre qarqet e prekura nga tërmeti, ato të Tiranës, Durrësit dhe Lezhës, mësimi do të nisë pjesërisht.

Ministrja tha se bashkia Durrës, Kurbin, Vorë dhe Tiranë nisin mësimin të hënën më 9 dhjetor, ndërsa gjithë bashkitë e tjera nisin mësimin ditën e nesërme, më 5 dhjetor.

Për shkollat e dëmtuara ajo bëri me dije se është garantuar transferimi në shkolla të tjera.

“Kopshtet dhe shkollat private, duhet të marrin konfirmim e
institutit të ndërtimit përpara rihapjes. Na u duk më me vend që të kemi
vlerësimin e shkollave private, që të kemi të sigurtë. Ndërsa shkollat
publike që rrzikojnë të mos hapen as në 9 dhjetor, kemi hartuar një plan
për shkolla pritëse dhe në zonat rurale klemi siguruar transport dhe
buxhetin përkatës”, u shpreh Shahini.

Ajo tha se për shkollat që nisin mësimin data 8 dhjetor, dita e
Rinisë, nuk do të jetë pushim për shkak të zëvendësimit të mësimit që
kanë humbur.

“Në Lezhë nesër fillon mësimi, po ashtu në bashkinë Mirditë, një
shkollë e dëmtuar në Shënkoll dhe nesër nxënësit do të jenë të
zhvendosur. Në Kurbin ka numër më të madh të shkollave të dëmtuara dhe
mësimi fillon në 9 dhjetor që të bëhen riparimet. Në Rrogozhinë dy
shkolla të vogla me probleme mësimi fillon nesër. Në Kamëz një shkollë e
dëmtuar “Sulejman Elezi” transferohet te “Azem Hajdari” në turin e dytë
pasdite, pra mësimi fillon nesër. Në Kavajë ka dy shkolla të dëmtuara,
nxënësit do të transportohen, mësimi fillon nesër. Në Vorë është dëmtuar
shkolla në Marikaj, nxënësit në Marqinet, mësimi fillon në 9 dhjetor.
Në Tiranë përveç Pezës nuk ka shkolla të tjera për të nxjerrë komplet
jashtë funksionit dhe mësimi fillon në datë 9 dhjetor”, deklaroi
ministrja.

Ministrja shtoi se në shkollat private pronarët janë të detyruar që
në ministri të marrin plane për zhvendosjen e nxënësve. Po ashtu
deklaroi se mësuesit nuk janë detyruar që të japin pagën për të prekurit
nga tërmeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re