Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh se shkarkimet e ministrave janë bërë pa dhënë asnjë sqarim nga ana e kryeministrit Rama mbi arsyet e këtyre vendimeve.

Ai deklaroi se “ministrja Arsimit shkarkohet në ditën e parë të shkollës”, ndërsa shtoi se “kryeministri është i papaftë për të mbrojtur ndryshimet e veta në kabinetin qeveritar”.

Bardhi theksoi se nuk ka rëndësi si quhen ministrat e rinj, pasi sipas tij, “njësoj do ta mbrojnë korrupsionin e Edi Ramës”.

“Ministrja Arsimit shkarkohet në ditën e parë të shkollës dhe emërohet dikush tjetër. Nuk kemi sqarim publik përse shkarkohet ministrja e Jashtme kur përpara kemi Samitin e Berlinit, presidencën e Këshillit të Sigurimit në OKB. Kryeministri është i papaftë për të mbrojtur ndryshimet e veta në kabinetin qeveritar.

Sa i përket emërimeve nuk ka rëndësi si quhen ministrat e rinj apo të vjetër, njëlloj do të vazhdojnë të mbrojnë korrupsionin e Edi Ramës. Problemi nuk janë anëtarët e kabinetit, por Rama”, tha kreu i Grupit të PD.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re