Ministrja e Arsimit Evis Kushi, përmes një deklarate për media ka njoftuar protokollin e ri të mësimit online që pritet të vihet në zbatim që prej datës 1 dhjetor. Sipas ministres klasa e parë dhe e 12 janë ato të cilat do të vijojnë mësimin fizik në klasa, ndërkohë që pjesa tjetër do të zhvilloj mësim të alternuar online dhe në klasë me rotacion brenda të njëjtës javë.

“Skenari i mësimit të kombinuar do të nis nga data 1 dhjetor 2020 deri në një vendim të pacaktuar. Gjatë kësaj periudhe do të vazhdoj i njëjti orar mësimor dhe plan mësimor. Të gjitha shkollat do të raportojnë tek zyra arsimore përkatëse situatën mbi Covidin dhe më pas do të merret vendimi për zhvillimin e mësimit. Nga klasa e par deri në të 5-të, si dhe maturantët do të vazhdojnë të ndjekin mësimin e njësoj sipas protokollit të tanihëm.

Vetëm klasa e parë dhe klasa e 12 do të jenë në ambientet e shkollës.

Prër ato shkolla në fshat ose qytet ku numri i stuentëve është i vogël do të vijojë të ndjekë protokollin e parë siç ka qenë deri tani”. tha Kushi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re