Ministrja e Punëve të Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, ka pranuar se vendi i saj ka problemin e islamofobisë dhe ka premtuar masa më të forta për ta luftuar atë, pasi kërcënimet dhe krimet e urrejtjes kundër muslimanëve janë rritur në muajt e fundit.
“Në Gjermania pothuajse çdo i dyti pajtohet me deklaratat islamofobike dhe unë e them këtë qartë, ne gjithashtu kemi problemin e islamofobisë në Gjermani”, tha Faeser në Konferencën Gjermane të Islamit.

Duke iu drejtuar përfaqësuesve të komuniteteve muslimane dhe organizatave të emigrantëve, Faeser tha se qeveria është e vetëdijshme për problemin dhe ata janë duke shqyrtuar rekomandimet e ekspertëve për të marrë masa të reja.

“Për shumë muslimanë në Gjermani kërcënimi për t’u bërë viktimë e sulmit anti-musliman është bërë një aleat i përditshëm. Kjo ka një ndikim katastrofik në ndjenjën e sigurisë së njerëzve, ne nuk mund ta pranojmë këtë”, tha politikania social-demokrate.

“Të gjithë njerëzit në Gjermani kanë të drejtë të jetojnë në siguri dhe të gëzojnë liritë demokratike, që do të thotë se ne do të tregojmë zero tolerancë ndaj armiqësive ndaj muslimanëve, ekstremizmit të djathtë, anti-semitizmit, racizmit dhe formave të tjera të mizantropisë”, theksoi ajo.

Komunitetet muslimane të Gjermanisë raportuan një rritje të krimeve islamofobike të urrejtjes që nga përshkallëzimi i konfliktit Izrael-Hamas muajin e kaluar, i shkaktuar nga mbulimi i njëanshëm mediatik i zhvillimeve të fundit dhe propaganda nga politikanët e ekstremit të djathtë.

Me një popullsi prej 84 milionë banorësh, Gjermania ka popullsinë e dytë më të madhe muslimanë në Evropën Perëndimore pas Francës. Në mesin e afër 5.3 milionë muslimanëve në Gjermani, 3 milionë janë me origjinë turke.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re