Skip to content

Ministrja e Ekonomisë sqaron se kur do të paguhen “pagat e luftës”

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj informoi se pagat e luftës do të paguhen brenda këtij muaji.

“Kanë nisur aplikimet. Sot kanë aplikuar 5700 biznese. Pas përfundimit të aplikimit dhe verifikimit të llogarive do të kalojë edhe pagesa”- tha Denaj në “Open” duke shtuar “Pagesa do bëhet në muajin prill dhe do jetë pagesa e prillit. Pagesa që bëhet në maj do jetë e muajit maj dhe pagesa që bëhet në qershor është e muajit qershor- tha Denaj.