Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tregon disa fakte që sipas saj provojnë antikushtetueshmërinë e aktit të presidentit Ilir Meta për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Gjonaj tha në studion e “Neës24” se data e zgjedhjeve nuk është legjitimitet i presidentit për ta ndryshuar. Ministrja Gjonaj tha se Meta duhet të ishte konsultuar me palët përpara se të ndërmerrte këtë akt.

Gjonaj tha se Kushtetuta nuk parashikon vazhdimësinë e mandatit të organeve vendore, dhe vendimi i Metës e lë vendin në një pasiguri totale, pasi pas datës 10 gusht përfundon mandati i këtyre organeve vendore.

“Akti është antikushtetues. Nëse do të flasim pastaj për faktin e antikushtetueshmërisë së këtij dekreti, mund t’ju sjell disa fakte.

Data e zgjedhjeve nuk është një legjitimitet që i jepet presidentit për ta ndryshuar.

Presidenti ka vepruar në kundërshtim me praktikën kushtetuese që është përdorur deri tani për vendosjen e datës së zgjedhjeve.

Thirrja e palëve për vendosjen e datës është një praktikë kushtetuese tashmë.

Presidenti duhet të ishte konsultuar paraprakisht me palët.

Akti i presidentit është antikushtetues edhe në përpmbajtje.

Pasi ka shkelur të gjitha afatet që parashikon kodi zgjedhor se kur do të jetë data e zgjedhjeve. 

Nga ana tjetër vetë dekreti përcakton anulimin e datës së zgjedhjeve ndërkohë që mandati i organeve përfundon në 10 gusht, dhe kushtetuta nuk e ka përcaktuar vazhdimësinë e këtyre organeve të pushtetit vendor.

Pra do të thotë se presidenti e lë vendin në një pasiguri totale.

Pas datës 10 gusht pushteti vendor nuk është më në detyrë. Ose do të qëndrojë në detyrë ose do të duhet të lë mandatin,

 Ne mund të themi sa të duam që do qëndrojë, puna është çfarë thotë ligji.

Kushtetuta nuk e parashikon që ata të qëndrojnë tej mandatit”, deklaroi Gjonaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re