Ministrja e Jashtëm e Austrisë, Karin Kneissl ka kaluar një situatë të rëndë shëndetësore të dielën gjatë forumit europian në qytetin Alpbach, njoftoi media austriake.

Gruaja që u martua pak ditë më parë, e që shkaktoi një debat të nxehtë ne Austri pas një vallëzimi me presidentin Putin, ka rënë pa ndenja në ambientet e qendrës ku po mbahej forumi, duke alarmuar pjesëmarrësit, organizatorët, por dhe kolegët e saj qeveritarë.

Ajo është transportuar me urgjencë në spital, por ende nuk ka të dhëna se përse iu rëndua shëndeti befas.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re