Ministrja e Jashtme e Belgjikës, Hadja Lahbib deklaroi se “Turqia është një aktore e rëndësishme në rajon”.

Lahbib e cila ndodhet për vizitë zyrtare në Greqi, u takua me ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Në konferencën e përbashkët për media të mbajtur pas takimit, Lahbib tha se Turqia është një fqinj që nuk u ngjason të tjerëve.

Duke theksuar atë që Turqia është anëtare e NATO-s, Lahbib tha se “(Türkiye) është një aktore e rëndësishme në rajon”.

Ajo shprehu keqardhjen e saj për tensionet mes Greqisë dhe Türkiye-s. “Ulja e tensioneve dhe dialogu janë rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve të tilla dypalëshe”, tha Lahbib.

Ministrja belge më tej shtoi se të gjithë duhet t’i përmbahen ligjit ndërkombëtar dhe se duhet të distancohen nga konflikti.

Duke folur për krizën e energjisë që ka ardhur në rend dite pas luftës në Ukrainë, Lahbib tha se Evropa po bën përpjekje të mëdha për t’u bërë e pavarur nga gazi natyror rus.

Ministri grek Dendias tha se në bisedë diskutuan për bashkëpunimin mes dy vendeve në kuadër të NATO-s, Bashkimit Evropian (BE) dhe Kombeve të Bashkuara (OKB) si dhe për çështje të tilla si marrëdhëniet tregtare, krizën energjetike dhe zhvillimet rajonale.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re