Skip to content

Ministrja e jashtme kroate Buriç kërkon garanci për “kufijtë”

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë pjesë e diskutimit mes ministres së jashtme të Kroacisë Marija Pejcinoviç Buriç dhe sekretarit amerikan të shtetit Mike Pompeo në Uashington.

 

Kryediplomatja kroate gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme mes Prishtinës dhe Beogradit që nuk do ta cenojë stabilitetin e rajonit.

 

Sipas Buriç në arritjen e marrëveshjes mes dy vendeve duhet të mbahet parasysh garantimi i sigurisë dhe ndikimi që mund të ketë çështja e kufijve në vendet e tjera të rajonit.