Ministrja e Jashtme e Spanjës, Arancha Gonzalez Laya njoftoi se Bashkimi Evropian duhet të ketë marrëdhënie pozitive me Turqinë.

Laya në një vlerësim të shkurtër për gazetarët para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel tha se “Pas disa muajve të një periudhe të jashtëzakonshme të trazuar në marrëdhëniet midis BE-së dhe Turqisë, mbase ka ardhur koha për të krijuar një axhendë pozitive me Turqinë. BE-ja duhet të ketë marrëdhënie pozitive me Turqinë”.

Ajo theksoi se ka ardhur “me shpresë në këtë takim” për t’i dhënë një shtysë pozitive marrëdhënieve BE-Turqi. “Megjithatë, ne jemi gjithashtu plotësisht të vetëdijshëm se duhet të shohim një mbështetje të qëndrueshme dhe të qartë nga Turqia”, tha Laya.

Ministrat e Jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së u takuan sot përpara një samiti të udhëheqësve që do të mbahet nga 25 deri më 26 mars ku do të diskutojnë shumë tema, të tilla si marrëdhëniet me Turqinë dhe Rusinë, Mianmarin dhe Ballkanin Perëndimor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re