Skip to content

Ministrja e Shëndetësisë apel prindërve: Vaksinoni fëmijët në kohë për t’i mbrojtur nga fruthi, rubeola dhe shytat

Screenshot 2025 01 06 091720 696x341 1

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u ka bërë thirrje prindërve që të sigurohen që t’i vaksinojnë në kohë fëmijët e tyre.

“Për një fëmijëri të shëndetshme, vaksinat janë thelbësore! Fruthi, rubeola dhe shytat janë sëmundje që mund të shmangen plotësisht nëse fëmijët vaksinohen në kohë, sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit”, thotë ministrja në një postim në Facebook.

Ministrja Koçiu u ka bërë thirrje prindërve që të kujdesen që fëmijët të marrin të gjitha dozat e nevojshme në kohën e duhur.

Konsultohuni me mjekun pediatër për çdo pyetje apo shqetësim dhe siguroni mbrojtje të plotë për ta sot, për një të ardhme të shëndetshme nesër”, thekson ministrja Koçiu.