Ministrja e Tregtisë së Republikës së Turqisë Ruhsar Pekcan u takua me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi i cili erdhi për një vizitë në Turqi.

Në takimin e zhvilluar midis delegacioneve në Ministrinë e Tregtisë, u diskutuan çështjet për thellimin e marrëdhënieve të tregtisë dhe zhvillimit ekonomik midis Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Pekcan dhe Bekteshi së bashku u dakorduan që rishikimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë midis dy vendeve, që është vënë në zbatim në vitin 2001, duhet të bëhet në tre drejtime për hir të transparencës së procedurave të sektorëve të caktuar për të cilët ka interes, dhe i cili është nxitësi i integrimit ekonomik.

Gjatë takimit, ku u vlerësuan mundësitë e bashkëpunimit midis dy vendeve, u bë thirrje për rritjen e investimeve.

Gjithashtu u ra dakord që sa më shpejt të jetë e mundur të mbahet një takim i Komisionit të Përbashkët Ekonomik dhe një forum investimesh në gjysmën e parë të këtij viti.

Nga ana tjetër u vlerësua edhe çështja për një pjesëmarrje më të madhe të kompanive turke në projektet e energjisë së Maqedonisë së Veriut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re