Skip to content

Ministrja gjirokastrite: Turpi në lagjen e nënës sime!

273383135 474161714097931 1727754031709709235 n

Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, Mirela Kumbaro nuk kurseu as Gjirokastrën e saj në atë273987581 478368647010571 4184231162699054455 n që ajo e konsideron situarë dramatike ndotjeje mjedisore në Shqipëri, që siç tha pak ditë më parë, “duken sikur nuk sosen kurrë.

Sipas saj, janë 30 vite papërgjegjshmëri njerëzore. Në ndjekje të aksionit kombëtar të pastrimit të iniciuar nga qeveria muaj më parë, në fundin e sezonit, znj. Kumbaro solli dëshpërueshëm në vëmendje atë çfarë ndodh në lagjen e nënës së saj në Gjirokastër.273808640 478368630343906 5117019252533053170 n

“Qe te mos me ‘akuzoje’ njeri se mbaj me hater Gjirokastren time, nuk ngurrova te ndaj me ju trishtimin tim kur inspektova lagje gjirokastrite, ku ka sokake te paster llams, sa te duket se do shohesh fytyren si ne pasqyre, por ku ka edhe rrepira si perroi poshte lagjes Dunavat, (perseris: lagjia e nenes time) që çdo herë mbushet e mbushet e mbushet me plehra me justifikimin e tmerrshem dhe te turpshem se ‘ketu i kemi hedhur ngahera’”, shkroi ajo. /tesheshi.com/