Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, gjatë qëndrimit të saj në Bruksel është takuar me Christian Danielsson, Drejtor i Përgjithshëm i Komisionit Evropian për Negocimet e Përafrimit dhe Zgjerimit, dhe me këtë rast shprehu brengën e thellë të institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës, pas paralajmërimit të vonesave për liberalizimin e vizave, të cilat i ka pritur qytetari i Kosovës, përkundër plotësimit të 95 kushteve nga udhërrëfyesi.

 

Ministrja në fjalën e saj ka theksuar se institucionet e BE-së, duhet të trajtojnë në mënyrë të njëjtë vendet e Ballkanit Perëndimor, sepse, sipas saj, të gjitha vendet kanë probleme dhe sfida të njëjta.

 

Kosova nuk bën asnjë dallim, madje, shumë fusha që vlerësohen në procesin integrues por edhe nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, Kosova qëndron mjaft mirë.

 

Ndërkohë nga ana tjetër Danielsson, vuri në dukje se vërtetë Kosova ka arritur progres dhe realizim të kushteve por, procedurat në BE- janë të tilla dhe ka shtuar se mbështet plotësisht lëvizjen e lirë për qytetarët e Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re