Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Evis Kushi priti sot në MAS sportistet Gersi Troka dhe Adi Sula, ekipin që përfaqësuan Shqipërinë në Lojërat Olimpike Speciale në Berlin 2023.

Gersi Troka u shpall kampion bote në not, ndërsa Adi Sula fitoi 2 medalje argjendi dhe 2 medalje bronzi në peshëngritje.

 

Gjatë bashkëbisedimit me sportistët, ministrja e Arsimit shprehu mbështetjen e saj gjithë nxënësit apo studentët me aftësi ndryshe. Por përmes një postimi në rrjete sociale, znj.Kushi ndau 2 lajme të mira për kampionin special në not.

 

“Në datën 2 tetor këtë vit Gersi do të fillojë studimet e larta në Universitetin e Sporteve të Tiranës, duke realizuar një nga ëndrrat e tij më të mëdha për të cilën është përpjekur kaq shumë dhe që e meriton plotësisht.

 

Gjithashtu këtë vit shkollor, ai do të jetë edhe deputet nderi i Parlamentit të Nxënësve në legjislaturën e tretë 2023 – 2025, duke sjellë në MAS zërin e shumë nxënësve me aftësi ndryshe.”

Postimi i plotë i ministres

Sot dua të ndaj me ju dy lajme shumë të mira për Gersi Trokën, kampionin botëror të  notit që na bëri të gjithëve krenarë me medaljen e parë të arit për 🇦🇱 Shqipërinë në Lojërat Olimpike Speciale në  Berlin 2023.

 

Në datën 2 tetor këtë vit Gersi do të fillojë studimet e larta në  Universitetin e Sporteve të Tiranës, duke realizuar një nga ëndrrat e tij më të mëdha për të cilën është përpjekur kaq shumë dhe që e meriton plotësisht.

 

Gjithashtu këtë vit shkollor, ai do të jetë edhe  deputet nderi i Parlamentit të Nxënësve në legjislaturën e tretë 2023 – 2025, duke sjellë në MAS zërin e shumë nxënësve me aftësi ndryshe.

 

Mbështetjen tonë do ta ketë edhe peshëngritësi Adi Sula, i cili fitoi 2 medalje argjendi dhe 2 medalje bronzi në Lojërat Olimpike Speciale, e po ashtu edhe të gjithë nxënësit apo studentët me aftësi ndryshe, sepse tashmë kemi nisur punën për përfshirjen e “Special Olympics” dhe “Paralympics” në  Ligjin për Sportin.

 

Faleminderit Roland Hysi dhe Special Olympics Albania për të gjithë punën dhe përkushtimin në këtë mision!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re