Ministrja Besa Shahini doli para mediave për të sqaruar për opinionin publik se kur nis procesi mësimor në zonat e goditura nga tërmeti.
Ajo konfirmoi se mësimi në bashkitë e Kavajës, Rrogozhinës, Lezhës dhe Kamzës do të nisë në datën 5 dhjetor.
Ndërsa mësimi në shkollat e Bashkive të Tiranës, Durrës dhe Kurbin do të nisë ditën e hënë në datën 9 dhjetor.
Ndonëse data 9 dhjetor duhet të ishte pushim në kushte normale për të zëvëndësuar pushimin zyrtar të datës 8 dhjetor ( Dita e Rinisë), Ministrja Shahini se këtë herë për shkak të humbjes së disa ditëve mësim, 8 dhjetori nuk do të bëhet mësim.
Shahini deklaroi se janë mbi 4800 nxënës, shtëpitë e të cileve rezultojnë të pabanueshme nga tërmeti I 26 nëntorit.
Sipas ministres, janë inspektuar të gjithë shkollat, kopshtet dhe cerdhet publike.
Shahini tha se shkollat dhe kopshtet private duhet të marrin leje nga Instituti I Ndërtimit për zhvillimin e mësimit në godinat ku ata bëjnë mësim.