Eshte ndalur me vrap ne Himare ministrja e Financave dhe Ekonomisë
Anila Denaj, pas një mesazhi të një qytetari që i kishte dërguar në
rrjetet sociale per ate qe ndodhte ne nje nga restorantet e shtrenjta te
zones. Gjatë bisedës me një inspektor tatimor në zonë, ministrja
zbuloi:

Në fakt ne sot erdhëm këtu edhe për një denoncim të një qytetari, i
cili dërgoi një faturë jo tatimore në rrjetet sociale. Dërgoi një faturë
jo tatimore në celularin tim, duke denoncuar ekzistencën e
paligjshmërisë në një nga restorantet më të shtrenjta të kësaj zone dhe
ku ju do ta shikoni sepse dhe çimet janë të krahasueshme më lartë se sa
tregu.

Kjo është një çështje e modelit të biznesit, i cili përsa kohë ka një
klientelë është shumë mirë, por sidomos për këto biznese është shumë e
rëndësishme të fusin në konsideratë që kjo faturë nuk duht të ekzistojë.

Fatura e cila është dhe në gjuhë të huaj, pra nuk është një faturë as
e prodhuar në Shqipëri, ka çmime përtej artikujve dhe argumenti i
menaxherit të restorantit, i cili thotë që përdoret për menaxhim të
brendshëm, nuk është një argument i cili pranohet, jo vetëm nga
rregullat por edhe nga fakti që fatura e denocuar është me çmime dhe
qytetari ka denoncuar faktin që nuk ju soll kuponi tatimor.

Në radhë të parë një falenderim për të gjithë qytetarët dhe shqiptarët të cilët denoncojnë.

Në fakt denoncimi vjen si një mjet, i cili ndodh pasi qytetari ka
kërkuar kuponin dhe ai nuk vjen. Kemi pasur dhe raste të tilla që duhet
të kërkojmë dy herë kuponin kur kërkojmë një shërbim dhe besoj që ka
sjellë dhe një farë shqetësimi tek qytetari që e ka denoncuar.

Në radhë të parë faleminderit për denoncimin. Kërkoj edhe një herë që
këtë denoncim ta bëjnë në të gjitha mënyrat, qoftë në rrjetet sociale,
në Facebook, por edhe tek aplikacioni i ri StopInformalitetit, cili do
të jetë këtë fundjavë i përdorueshëm për të gjithë dhe mbi të gjitha i
kërkojmë të gjithë bizneseve të heqin dorë nga ekzistenca e kuponave të
tjerë. Në çfarëdo lloj gjuhe të jenë ato fatura nuk do të zëvendësojnë
kurrë faturën tatimore. Është shumë e rëndëishme që biznese të cilët
kanë shkelje të mëparshme në sistemin tatimor të mos përdorin më këto
faura, pasi janë në monitorim dhe do jemi çdo javë këtu për të kuptuar
nëse ka ndryshuar sjellje dhe janë futur në rrugën e ligjit, apo do të
vendosim masa deri tek ato më ekstreme në bllokim. Edhe njëherë kërkojmë
të mos arrijmë në këtë situatë. Kërkojmë që bizneset në të gjithë
sektorët edhe të hotelerisë dhe të turizmit në aspektin e restoranteve
dhe bareve, të kenë mundësi të respektojnë ligjin 100%. Njëkohësisht
është kërkuar që të inspektohet edhe gjatë natës. Ju do të jeni sot dhe
në ditët në vijim, deri në fundjavë dhe do të përsërisni atë në
frekuencën tuaj.

Aksionin në Himarë e ka përshëndetur edhe kryeministri Rama i cili shkruan në FB:

“Himarë – Ecuria me kuponin është shumë pozitive në të gjithë vendin, po ka ende plot tregtarë që duan të rrezikojnë me pasojatFaleminderit
çdo qytetari që denoncon, çdo rast të moslëshimit të kuponit tatimor.
Së shpejti gati edhe aplikacioni për smartfonin tuaj, që sëbashku ta
bëjmë të papërmbajtshëm sulmin me#ZeroTolerancëndaj abuzuesve”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re