Banorët e Kaçinarit janë ngritur në protesta para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë kundër ndërtimit të HEC.
Banorët deklarojë se ndërtimi ka nisur 15 ditë më parë, pavarësisht se është nën hetim nga Prokuroria e Lezhës.
Një prej tyre u shpreh se janë falsifikuar dokumentet, duke kërkuar nga Belinda Balluku që të pezullojë menjëherë punimet.
“Ndërtimi ka nisur para 15 ditësh, janë dërguar mjetet me polici deri në terren. Dolëm në një protestë, ata grumbulluan mjetet në një pikë, lënë vetëm rojën aty. Ne do e ndjekim në rrugë ligjore derisa shteti të na thotë që nuk kemi gjë në dorë.
Është nën hetim, i bëj thirrje prokurorsë së Lezhës të përshpejtojë hetimet dhe të dalë në konkluzion dhe të çpojë para drejtësisë personat përgjegjës për falsifikim dokumentesh.
I kërkojmë ministres pezullim e menjëhershëm të punimeve deri kur të zbardhet e vërteta dhe të përfundojnë proceset gjyqësore. Nëse mendojnse do të punojnë pa dokumentacion ne kemi ardhur ti shuajmë gjynahet deri në pikën e fundit”, tha protestuesi.