Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka takuar homologun e saj turk, Nurettin Canikli.
Canikli ka pritur homologen e tij me ceremoni ushtarake pranë Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, raporton aa. Xhaçka ka përshëndetur ushtarët në ceremoninë e pritjes, ndërsa pasi ka nënshkruar në librin e nderit kanë kaluar në takim bilateral.
Ministrat Xhaçka dhe Canikli më pas kanë kryesuar takimin mes delegacioneve. Theksohet se në takim janë trajtuar çështjet si bashkëpunim në industrinë ushtarake dhe të mbrojtjes mes dy vendeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re