Policia e Vlorës ka vënë në pranga drejtuesin teknik të kompanisë private ku punonte 17-vjeçari Jaup Bekotaraj, i cili humbi jetën ditën e djeshme më 30 maj. Më parë ishte arrestuar dhe manovratori, i cili goditi minorenin me vinç duke i shkaktuar vdekjen.

Sipas njoftimit për shtyp të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasit E. M., 32 vjeç, me detyrë drejtues teknik dhe  B. Xh., 29 vjeç, me detyrë manovrator i mjetit gërmues, të dy banues në Radhimë.

Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi ditën e djeshme, gjatë punimeve për hapjen e një shesh parkimi në lagjen “Ujë i Ftohtë” është goditur me mjetin gërmues dhe ka gjetur vdekjen në vend shtetasi J. B., 17 vjeç, banues në Radhimë”, thuhet në njoftimin e policisë. Mësohet se 17-vjeçari punonte në të zezë pa siguracione.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re