Diskutimet e sotme në Parlamentin Europian për Shqipërinë, prekën disa nga temat adekuate në vend.

Grupimet e ndryshme të eurodeputetëve pasi dëgjuan fjalën e raportueses për Shqipërinë, Isabel Santos, vunë në dukje pikat kyçe ku duhet të reformohet Shqipëria.

Më poshtë diskutimet e plota:

David Lega, Kristian-Demokrat

drgfdf

Vitin që kaloi Bashkimi Europian hapi negoicatat me Shqipërinë, por qënia pjesë e BE nuk duhet të jetë një proces i lehtë dhe i shpejtë. Rruga për në BE duhet të kalojë nga modernzimi dhe fuqizimi i shtetit të së drejtës, por edhe forcim të stabilitetit të brendshëm. Mendoj se për Shqipërinë janë disa çështje kryesore të cilat kanë nevojë për shqyrtim:

Së pari nevojitet një politikë e jashtme e përbashkët për sa i përket përgjigjes se agresionit rus në Ukrainë.

Brenda vendit shumë reforma janë të nevojshme. Njëra ka të bëjë me lirinë e medias dhe të shprehjes. Dhuna ndaj gazetarëve duhet të ndalojë. Drafti dhe legjislacioni për reformimin e medias online është i papranueshëm.

Ilhan Kyuchyuk, eurodeputeti i Aleancës së Liberal Demokratëve 

drgfgfs

Vendi ka demonstruar disa angazhime strategjike. Kjo lidhet me situatën me partitë politke. Por vendi ka nevojë për marrëdhënie të mira me fqinjët. Ky angazhim tregon momentin e harmonisë për tërë rajonin.

Mick Wallace nga Grupimi i të Gjelbërtve

dfhgfdgfd

Fokusohet tek liria e medias dhe lufta ndaj krimit të organizuar. Me rëndësi paraqitet nevoja për mbrojtjen e minoriteteve. Ndasitë mes partive politike janë të zakonshme atje. Kur vjen puna tek mbrojtja e fëmijëve dhe dhuna e brendshme, vendi ka shumë për të bërë.

Angel Dzhambazki, Grupimi Konservator Reformist

ftgfdgfd

Ka shumë vullnet për të bërë progres. Besojmë se dy vendet nuk duhet të trajtohen njësoj. Shqipëria duhet të bëjë reforma. Amnistia fiskale është një rrezik dhe duhet marrë në shqyrtim. Tirana duhet të reformojë se ka vullnet të mirë për të bërë reforma dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit duhet ta forcojë. Njohjen e minoritetve dhe sidomos ato bullgare janë mëse të nevojshme.

Anna Bonfriscko, Grupimi Demokratik dhe Identitar

rtgfdfdgfd

Shqipëria dhe BE ka një histori të përbashkët. Dua të flas për kontributet që Shqipëria ka dhënë në shtetin e së drejtës. Ajo ka kontribuar për luftën kundër Rusisë në Ukrainë. Duam një partnership të ri me atë vend. Europa ka nevojë për Ballkanin.

Fabio Castaldo, Grupimi i Paanshëm

dgfdfgdff

Liria e medias dhe lufta kundër korrupsionit është gjëja më e rëndësishme. Tani më shumë se kurrë zgjerimi me Ballkanin Perëndimor është më i nevojshëm. Shqipëria ka qenë pjesë e sulemve dhe intimidimit të shteteve jo miqësore.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re