Një aktivist bjellorus goditi veten në qafë gjatë një gjykimi në Minsk.

Video e cila u shfaq në rrjetet sociale zgjat vetëm disa sekonda, por ju mund të dëgjoni britmat e atyre që janë mbledhur dhe mund të shihni Stepan Latipov të shtrirë në dysheme ndërsa policia e gjykatës po përpiqet të hyjë tek ai.

Ende nuk dihet pse u vetëgodit me thikë, por supozohet se ishte një laps. Latipov u dërgua në spital dhe gjendja e tij nuk dihet për momentin.

Latipov akuzohet për ngritjen e rrjeteve sociale të opozitës dhe rezistencë ndaj policisë gjatë arrestimit të tij shtatorin e kaluar. Ai mohoi të gjitha akuzat.

Çfarë ndodhi në sallën e gjyqit?

Latipov goditi veten me thikë në qafë pasi babai i tij dëshmoi në gjykatë. Aktivisti bjellorus më parë i kishte thënë babait të tij se autoritetet e kishin kërcënuar se do ta rrihnin nëse ai nuk e pranonte fajin, njoftoi grupi aktivist Viasna.

Belarusian activist, political prisoner Stsiapan Latypau cut his throat in the courtroom today. He was threatened with the persecution of his family if he didn’t admit himself guilty. This is the result of state terror, repressions,torture in Belarus. We must stop it immediately! pic.twitter.com/oNWn06TjOI

— Sviatlana Tsikhanouskaya (@Tsihanouskaya) June 1, 2021

Ai gjithashtu tha se i ishte premtuar procedim penal kundër anëtarëve të familjes dhe fqinjëve të tij.

Svetlana Tikhanovskaya, udhëheqësi i opozitës bjelloruse, shkroi në Tëitter se “Latipov preu fytin në sallën e gjyqit dhe se ai u kërcënua me persekutim të familjes së tij nëse nuk e pranon fajin”.

“Ky është rezultat i terrorit shtetëror, shtypjes dhe torturës në Bjellorusi. Ne duhet ta ndalojmë këtë menjëherë!”, shkroi ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re