Një seri shpërthimesh po dëgjohen në qendër të Minskut, kryeqyteti i Bjellorusisë, raportojnë agjencitë botërore, referuar protestave të shumta pas fitores së radhës së presidentit Lukashenko, afro 25 vite në në pushtet.

Nga opozita e shoqëria civile, pretendohet se ai ka manipuluar votimet,

Mediat raportojnë për një të vdekur e të plagosur të shumtë, si  dhe për mijëra të arrestuar

PresidentiLukashenko deklaroi se protestat u nxitën me thirrje telefonike nga Britania e Madhe, Polonia dhe Republika Çeke.

Lukashenko sqaroi se zgjedhjet presidenciale u mbajtën si festë, por që ata që dëshironin ta prishnin këtë festë, u shfaqën sakaq.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re