Ministrja Elisa Spiropali ka replikuar me ish kryeministrin Sali Berisha ditën e sotme në seancën plenare në Kuvend.

Spiropali u shpreh se minutat e tij kanë mbaruar dhe tashmë i ka mbetur vetëm të përfundojë në kosh. Ajo shtoi se Berisha ia ka vënë damkën vetes para se t’ia vinte SHBA.

“Ai projekton fajet, gabimet vërejtjet e ndërgjegjes së tij tek tjetri. Është e njohur kjo metodë e vjetër. Më së shumti tradhtinë e kanë pasur në ballë të përpjekjeve të tyre.

Sali Berisha foli, minutat tuaj kanë mbaruar, është koha ime. Foli këtu për hartën e Europës, Sali vetëm ajo të ka mbetur që të përfundosh në kosh, koha ka ardhur, por s’ka rëndësi se ti damkën vetes ia ke vënë përpara se ta vinin ata përtej detit”, deklaroi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re