Nga takimi me Ramën te firmosja e marrëveshjeve, zbardhet axhenda e Presidentit ukrainas
Zelensky do të marrë pjesë në punimet e Samitit, ku do të jenë të pranishëm edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore. Sipas xhendës, ai do të pritet sot në orën 09.00 nga kryeministri Edi Rama në ceremoninë që do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të vijuar takimin kokë më kokë në Kryeministri.
Sipas axhendës së publikuar, rreth orës 9:30 të dyja delegacionet do të kenë një takim bilateral, ndërsa rreth orës 10 është planifikuar firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Më pas rreth orës 11:30, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të mbajnë fjalët hapëse të sesionit. Ndërsa në orën 13:00 do të jetë edhe fotoja familjare e pjesëmarrësve. Samiti mbyll punimet në orën 13:30, në një konferencë të përbashkët RamaZelensky.
