Analisti Skënder Minxhozi deklaroi se LSI-ja mund të luante një rol më të madh në zgjedhje, vetëm nëse zgjidhte një kalorës të duhur, dhe jo kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

I ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ Minzhozi tha se LSI ka vuajtur një imazh të keq edhe për shkak të gjuhës së ashpër gjatë fushatës nga ana e presidentit Ilir Meta.

“Mendoj se ka një pjesë racionale të asaj çka tha zonja kryemadhi. Pjesa racionale është heshtja politike. Besojs e relativizojmë përgjegjësinë dhe përmasën që ka ndodhur. Kujtoj që në këtë studio, para zgjedhjeve, në atë poltron, kam qenë dhe unë prezent, ju keni thënë; LSI është e kënaqur me këtë sistem zgjedhor, mendojmë se këtë sistem zgjedhor mund ta projektojmë më me më shumë mandate.

Unë e kuptoj qëndrimin politik para zgjedhjeve, qëe kekon që të motivojë strukturën, por sot gjendemi në një situatë ku ju thoni një deputet baraz me 27 mijë vota. Ky është gabim kalkulimi i partisë suaj në raport me PD, para dhe gjatë fushatës.

Besoj se LSI ka pasur për të luajtur një rol më të madh në këto zgjedhje, nëse s’do të ishin disa faktor që e dëmtuan rëndë. Gjeti kalorësin e gabuar, këtu e kam për zotin Basha, që se sillte dot partinë në pushtet.

Vuajti një imazh të keq, jo vetëm te votuesi socialist i fortë, por dhe te një pjesë e elektoralit gri, për shkak të së shkuarës në pushtet por dhe te roli i presidenti të republikës që bëri me daljen e tij polemike ndaj ambasadores apo dhe turet që bëri në mes të fushatës.

Do të thotë se, pa e fyer zonjën Kryemadhi, kur zgjedhësi shqiptar sheh Ilir Metën në terren, thotë ‘doli LSI’. Mendoj se sistemi bashkë me këto elemente, ka provuar këtë sistem. Ky nuk kemi marrë mandate. Ndodheni në një marrëdhënie të tensionuar me zotin Rama dhe më të tensionuar me zotin Basha.

Në PD po pozicionohet një luftë mes paraardhësit dhe pasardhësit. Duke mos aluduar gjatë, duke mos mundur që të parashikojë që ju mund të jeni në një aleancë me Bashën, apo me Ramën. Pyetja ime është; a jeni me Ramën apo me Bashën?!”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re