Zgjedhjet e ardhshme vendore kanë vënë në lëvizje partitë politike, ndërsa Partia Demokratike ashtu siç pritej do e nxjerrë kandidatin e vet nga procesi i primareve.

 

Mjeku Ilir Alimehmeti është një nga emrat që ka kandiduar në primare, ndërsa në publik është aluduar për një miqësi familjare mes tij dhe kreut të PD Sali Berisha.

 

I ftuar në Spotlight përball Alban Dudushit, Alimehmeti u pyet mbi këto aludime, ndërsa i pohoi që janë të vërteta, pasi prindërit e tij kanë qenë studentë të Berishës dhe që atëherë kanë ruajtur miqësi familjare.

 

“Po prindërit e mi kanë qenë student të doktor Berishës dhe gëzojnë një respekt dhe miqësi të vjetër”.  

 

Ndërsa më tej. Alimehmeti tha se kandidatura e tij është vetëm për pushtetin vendor dhe jo për qeverisjen qëndrore, ndërsa sipas tij, objektivi i PD është të fitojë në zgjedhjet e 14 majit 2023.

 

“Kandidatura ime është për pushtetin vendor dhe jo për kryeministër. Diskutimi i parë është ndërrimi i sistemit. Të kthehemi te ai sistem që na shërben neve. Në primaret e PD mund të votojnë të gjithë. Të regjistrohen në PD dhe të votojnë. Zgjedhja për të marrë pjesë ose jo është individuale.

 

Objektivi i PD është të fitojnë bashkinë në 14 maj 2023”, tha Alimehmeti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re