GREQI – “Miqësia” e ngushtë me një shqiptar, tradhtoi policin e arrestuar nga “Adiacorruptos” e ELAS, mbrëmjen e së shtunës së kaluar. Polici akuzohet për pjesëmarrje në një bandë hajdutësh.

Protothema.gr raporton se polici po shërbente në Colonos, por aktualisht ishte i pezulluar. Ai u pezullua nga detyra në mes të tetorit të kaluar për shkelje të detyrës. Megjithatë kjo nuk e pengoi që të kthehej në botën e krimit, këtë herë si hajdut.

Departamenti i Punëve të Brendshme, pas informacioneve të marra lidhur me veprimtarinë e policit, filloi menjëherë hetimet.

Oficerët e shërbimit konstatuan se polici ishte në “shoqëri të ngushtë” me një shqiptar me të cilin, siç u konstatua, kishin krijuar një bandë dhe kishin kryer vjedhje.

Madje përfshirja e tij u konfirmua pasi një gjurmë e gishtit të tij u gjet në një magazinë përdhese në Athinë, të cilën ai e kishte vjedhur  me bashkëpunëtorët e tij në fillim të prillit të kaluar.

Truku me çelësin e bravës

Pas hetimeve, u konstatua se polici, për ta lehtësuar punën, kishte marrë një çelës të një dhome Airbnb në Kolonaki ku herë pas here hynte duke rrëmbyer paratë dhe sendet e qiramarrësve.

Të shtunën e kaluar, policia e kapi në flagrancë duke dalë nga dhoma AirBnb, pasi kishte përfunduar vjedhjen. Menjëherë ai u ndalua dhe megjithë rezistencën, u vu në pranga.

Njëkohësisht është arrestuar edhe bashkëpunëtori i tij shqiptar, ndërsa një tjetër është në kërkim.

Në kontrollet e kryera në shtëpitë ku jetonin dhe përdornin të pandehurit, ndër të tjera u gjetën dhe u konfiskuan:

– kapuç,

– karikator fishekësh,

-12- fishekë dhe gëzhojë 9mm,

-qese najloni me ekstrakte bimore kanabisi, me peshë 1.8 gram,

-8 unaza çelësash me gjithsej 23- çelësa,

-8 celularë dhe 2 laptopë,

-njësi kompjuterike stacionare,

-pajisje të ndryshme elektronike,

-kartë identiteti dhe patentë shoferi,

– kartë bankare,

– qese najloni me pilula,

– kartëmonedha valutore dhe

– makinë dhe motoçikletë, si mjete për kryerjen e veprave penale./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re