Ashtu si raportuam edhe më herët janë shumë skuadra shqiptare, që kanë zgjedhur dhe Turqinë dhe Antalian, si vendin e përshtatshëm për fazën përgatitore të janarit. Kjo i ka bërë normale ditët e fundit  miqësoret mes skuadrave të Superligës Turke dhe asaj shqiptare madje aty janë përfshirë edhe skuadra, si Beshktash apo Fenerbahçe.

Pikërisht ndeshjet e dy ditëve të fundit Beshiktash – Skënderbeu dhe Fenerbahçe – Kukësi kanë dhuruar edhe momente pikante, të cilat janë bërë virale në rrjet.

Beshiktash 3-2 Skënderbeu

Beshiktash skuadër, e cila do të luaj në 1/8 e Ligës së Kampioneve fiton përballë Skënderbeut por jo e aq lehtësi. Por më shumë se rezultati e ndeshja kjo tërhoqi vëmendjen për një situatë të krijuar. Është Pektemek që shënon  në minutën e 16’ por gjithë stafi dhe futbollistët e Skënderbeut protesojnë pasi ata kishin qëndruar pasiv ndërkohë që Jashanica ishte në tokë i dëmtuar. Është vet tekniku turk Gynesh, i cili e zgjdh shpejt gjithë këtë duke u kërkuar të tijve veprimin fair-play për të barazuar shifrat. Kështu një minutë më vonë Soue nis topin nga qendra dhe askush nga futbollistët turk nuk ndërhyn dhe sulmuesi shënon golin më të thjeshtë në karrierë.

Në pjesën e dytë Beshiktash vendos fitoren me golin e dytë të Pektmek 52’ dhe Negredos 62’. Në fund shënon edhe kapiteni i korçarëve Lilaj por goli vlen vetëm për statistikë.

Fenerbahçe 2-2 Kukësi

Kukësi që po tregon një lojë të mirë dhe rezultative në Turqi nën drejtimin e trajnerit Pakult e ka vazhduar këtë ritëm edhe ndaj Fenerit. Pjesa e  parë është dominuar nga kampionët tanë që fillimisht kalojnë përpara me supergolin e Bakaj 28’. Nuk vonon shumë dhe vjen edhe dyfishimi i rezultatit me golin e Bujar Idrizit.

Ndërsa turqit do të barazonin në pjesën e dytë me dy gola të shënuara nga pika e bardhë. Fillimisht është Xhuliano në të 49’ ndërsa goli dytë vjen në minutën e 90’ me Fernandao. Por pikësrisht pas akordimit të 11m të dytë ka nisur edhe pakënaqësia kukësiane dhe tensioni në fushë mes stafeve dhe futbollistëve të të dy skuadrave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re