Ka 30 minuta që ka nisur ndeshja Partizani-Roma në stadiumin ‘Air Albania’.

Përpara se të fillonte sfida miqësore mes dy ekipeve, këndoi reperi shumë i njohur, Noizy. Ai performoi përballë tifozëve.

Pas këtij momenti, kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një foto me reperin, ku shfaqen të dy të ulur, teksa kanë bërë shqiponjën me duar.

”Zhurm🥁zhurm🥁shum🥁shum🥁zhurm🥁😍🥁😅🥁🤷🏻‍♂️🥁❤🥁”, ka shkruar Rama krahas fotos me Noizyn.

Kujtojmë që Roma rikthehet për herë të dytë në kryeqytetin e Shqipërisë, pasi fitoi Conference League përballë hollandezëve të Feyenoord.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re