Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvendin zgjedhor të degës në kryeqytet, tha ndër të tjera së shumëkush do të vinte bast që kjo ditë nuk do të vinte pas 2.5 viteve “luftë”, por ndodhi e kundërta.

Ai shtoi se PD iu e bë qartë nga miqtë që për të ardhur në pushtet, do duhet të shkëputej nga aspektet e së kaluarës, por sipas tij disa prej tyre zgjodhën interesin e tyre personal dhe jo atë të demokratëve.

“Kjo degë vjen në këtë moment pas 2.5 vite agresion ndaj vlerave e parimeve të rrënjosura në ne si demokratë. U adoptua gjuha e kundërshtarit politik për te sulmuar demokratët pasi zgjodhën të qëndrojnë krah vlerave të perëndimit dhe krah aleancës me SHBA.

Ndaj ka qenë kaq e vështirë. Shumëkush do të kishte vëmë bast se kjo mbrëmje nuk do të vinte. Mesa duket u prit ky moment i skadimit të oportunistëve të PD për të nxjerrë në p-ah vlerat dhe virtytet e PD.

 

 

Beteja po bëhet që rinia demokrate të dalë në rreshtin e parë.

Nëse doni të mundim Ramën duhet të shkëputemi nga aspektet e së kaluarës që na mbajnë mbërthyer para syve të shqiptarëve, por dikush zgjodhi rehatinë dhe karrigen. Ka edhe një aspekt tjetër, 15 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Mban vulën e demokratëve shqiptar, jo vulë të personalizuar”, tha Basha.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re