Një shqiptare do të jetë CEO e aplikacionit të shumëpërfolur, OpenAl. Mira Murati, 34-vjeçarja shqiptare, është caktuar Drejtoresha Ekzekutive e OpenAI. Ajo ka qenë shefe e teknologjisë në OpenAI, kompanisë që krijoi ChatGPT.

 

Bordi drejtues i OpenAI njoftoi se si anëtare e ekipit udhëheqës Mira ka luajtur një rol kyç në evolucionin e OpenAI.

 

 

“Si një anëtare e ekipit udhëheqës të OpenAI për pesë vite, Mira ka luajtur një rol kyç në evolucionin e OpenAI si lider global i inteligjencës artificiale. Ajo sjell aftësi unike, kupton vlerat, operacionet dhe biznesin e kompanisë. Ajo ka udhëhequr ndërkohë funksionet e kompanisë mbi kërkimin, produktet dhe sigurinë”, tha OpenAI pasi njoftoi largimin e Altman.

 

Bordi e vendosi CEO të përkohshme të premten pasi paraardhësi i saj, Sam Altman, njoftoi se do të largohej nga rolet e tij si CEO dhe si anëtar i bordit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re