Prej ditësh në Shqipëri raportohen rritje e rasteve të të infektuarve dhe pacientëve që humbin jetën për shkak të pandemisë së Covid-19. Ky trend ka detyruar Komitetin Teknik të Ekspertëve të marrë masa të reja kufizuese, masa këto që konkretisht konsistojnë tek ndalimi i grumbullimit të më shumë se dhjetë personave në ambientet e mbyllura ose të hapura.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, shpjegoi masat e marra në një intervistë për Euronews Albania. Sipas saj masat kufizuese janë ndërmarrë pas rritjes së rasteve të qytetarëve të prekur me koronavirus.

Të ndjerë të frikësuar, shumë qytetarë kanë zgjedhur të përdorin bombola të oksigjenit në banesë. Kjo qasje sipas znj. Rakacolli është e gabuar, ndërsa ftoi qytetarët të komunikojnë me mjekun e familjes mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Gjithashtu znj. Rakacolli tha se ka pacientë, të cilët vijojnë të thyejnë karantinën duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Ajo deklaroi se të gjithë qytetarët e prekur me Covid-19 janë të regjistruar dhe ka një databaze për to.

“Thelbi i kontrollit të pandemisë është bërja e testit, por është edhe izolimi. Testimi nuk ka kuptim nëse nuk pasohet nga izolimi. Çdo person tjetër kontakti, duhet detyrimisht edhe që të izolohet sipas të gjitha rekomandimeve. E them me përgjegjësi: Lista shkon në polici. Thelbi është mos-dalja dhe mos-shpërndarja e infeksionit. Ne na qëllon edhe kështu, p.sh epidemiologu e merr në telefon dhe i thotë se po të vijë ai (pacienti) i thotë hajde më vonë se kam dalë dhe kjo është e tmerrshme. Raportohet në polici, por ndërkohë e keqja është bërë tashmë se ai ka dalë.Të gjithë pozitivët, nuk ka rëndësi se ku e bën testin. Testet që bëhen tek privati konfirmohen tek ISHP-ja. Të gjithë njerëzit që janë pozitivë janë nëpër databaze, dhe bëhet maksimumi për të bërë një gjurmim dhe izolim të tyre”, shtoi ajo.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re