Komisioni Europian ka reaguar pasi Kuvendi miratoi marrëveshjen e 5 Qershorit arritur mes palëve politike.

Duke theksuar se kanë “mbajtur shënim propozimin shtesë për reformë të sistemit zgjedhor”, KE thekson se parashikimet e reja ligjore, do t’i japin Shqipërisë “një kornizë elektorale me standardet me të larta të integritetit dhe transparencës, bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR”.

Komisioni Europian nënvizon se procesi i ndryshimeve shtesë, “nuk duhet të nxjerrë nga shinat shpirtin dhe rezultatet e 5 Qershorit”.

“Duke njohur rolin e parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë sa I përket sistemit zgjedhor, ne nxisim të gjitha partitë politike të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik, me të njëjtin shpirt bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, të demostruar gjatë miratimit të Marrëveshjes politike të 5 Qershorit”, theksohet në deklaratën e KE.

Deklarata e Komisionit Europian

BE mirëpret miratimin nga Parlamenti të amendamenteve të Kodit Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur në 5 Qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kyce për fillimin e negociatave të anëtarësimit me BE, sic është shpallur edhe në konkluzionet e Këshillit Europian, të datës 25 Mars 2020.

Parashikimet e reja ligjore, do t’i japin Shqipërisë një kornizë elektorale me të standard me të larta të integritetit dhe transparencës, bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR. Ne kemi mbajtur shënim propozimin shtesë për reformë të sistemit zgjedhor.

Duke njohur rolin e parlamentit në paraqitjen e ndryshimeve shtesë sa i përket sistemit zgjedhor, ne nxisim të gjitha partitë politike të vazhdojnë diskutimet në Këshillin Politik, me të njëjtin shpirt bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, të demostruar gjatë miratimit të Marrëveshjes politike të 5 Qershorit. Procesi i ndryshimeve shtesë, nuk duhet të nxjerrë nga shinat shpirtin dhe rezultatet e 5 Qershorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re